VENDIMI/ Pension i posaçëm për 15 personalitete! Mes tyre Muharrem Hoxha, Eva Alikaj dhe Frederik Ndoci (LISTA)

3 Janar, 21:52| Përditesimi: 4 Janar, 17:02

  • Share

Qeveria ka miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme të shoqërisë shqiptare.

Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, i cili hyn në fuqi menjëherë, listohen një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik si Muharrem Hoxha, Eva  Alikaj, Ardian Cerga por edhe në atë të muzikës e sportit si Frederik Ndoci, Suzana  Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase etj., në pikturë me Nazmi Hoxhën, pasuar te studiues Aurel Plasari e të tjerë, të cilët përfitojnë nga ky vendim.

15 personalitetet

Eva Alikaj- aktore
Muharrem Hoxha- aktor
Frederik Ndoci- këngëtar
Roland Xhoxhi- violinist 
Leonard Tase- volejbollist dhe trajner
Suzana  Frashëri- soprano
Aurel  Plasari- studiues
Mimoza Ibrahimi- volejbolliste
Nazmi  Hoxha- piktor
Xhelal  Kalaja- trajner basketbolli
Diana Mata- qitëse
Ardian Cerga- aktor
Lulëzime Duka- volejbolliste

Pensioni i posaçëm, i parashikuar për personalitetet më të spikatura në vend, është rritur ndjeshëm duke u bërë sa dhjetëfishi i pensionit social.

"Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit  social por  shuma  e pensionit të  caktuar sipas   ligjit   nr.   7703,   datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për  skemat  suplementare  dhe  trajtimet  e  veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social", thuhet në vendim e publikuar në fletoren zyrtare të datës 3 janar 2024.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edhe nje: 05/01/2024 07:04

    Naim Gjoshi qe shkroi këngën mora fjalë e meriton

    Përgjigju
  • Mali: 04/01/2024 20:30

    Po, pse jo, sidomos Frederik Ndocit, i takon, pse mos ta marri. Ka kaq vite e dekada qe jeton ne SHBA, se nuk ka mujt me jetu ne Shqiperi. Dhe normalisht e meriton nje pension te tille me motivacionin: " si qytetar nderi qe na na nderu jashte shtetit" Faleminderit per mirkuptimin!

    Përgjigju
  • Kovaçi: 04/01/2024 16:23

    Po natyrisht te gjith u kendojne bilbilave dhe bilbilat do shperblehen. Oj erdhi bilbili oj erdhi në lëmë… Askush nuk thotë oj lopë që na jep qumshtin mishin, lëkurën për këpucë ose o ka që terheq parmëndën e që na jep mishin lëkurën. Aferim Sulltan Hamiti me nishan na doroviti si nizami dhe zabiti. Aferim, Aferim.

    Përgjigju
  • Bravo: 04/01/2024 16:16

    Bravo pa Artist nuk ka jete ! Arti tregon shpirtin e kombit

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 04/01/2024 14:27

    Kadafi u jepte para popullit dhe mendonte se ata e donin.

    Përgjigju
  • Edvinokracia: 04/01/2024 14:12

    Po Mësuesit apo Profesionistët e tjerë?!..Qoka të Sulltanit për ca të Rekomanduar,në kurriz të popullit!

    Përgjigju
  • Paola: 04/01/2024 11:06

    Dakord me cfare baze perzgjidhen? Kush i cakton keto figura te spikatura? Nuk ka te tjere qe kane dhene kontribute ne kete vend, mesues, police, mjeke, inxhiniere, hidraulik?

    Përgjigju
  • Safet Bizhga: 04/01/2024 09:16

    Shumë mirë kini bërë, po si ka mundësi të mos i jepet një mjeku, një inxhinieri, një pedagogu, një oficeri policie karriere, një etj. Mos ta hapim thesin se do filloni me tatimorët, doganierët e do dilni tek dashnoret dhe dashnorët.

    Përgjigju
  • Lito: 04/01/2024 08:37

    Vetem artistet marrin pension special i bie

    Përgjigju
  • Eri: 04/01/2024 06:44

    Po mire ndonje shkencetar , ixhinier a ka...mjek a ? Lane kockat maleve, fabrikave...me mire ky te quhet pensioni artisteve dhe sportisteve....ky Cerga se di cfare ka bere...

    Përgjigju
  • Sapa: 04/01/2024 05:15

    I kenaqi Rama artistet!

    Përgjigju
  • Pensionosti i duruar: 04/01/2024 04:27

    Bukur per keto 10 fishime , mbas shume te tjereve me pare , por sikur pensionet kane fonde te reduktuara ,qe e gjora qeveri nuk po na jep dot me shume ne te tjereve dhe nuk ka asnje mundesi per njerezit me ne nevoje , qe nuk sigurojne jo veten nje ushqim normal , por as ilacet e moshes se tyre . Nuk ndjeheni sado pak keq pre gjithe kete mase te harruar nga qeveria , bile edhe nga ju Edi Rama ? Kujtoni se bonuset dhe 8.7 % ju ben ju dhe ne pensionisteve te lumtur , se jane zgjidhur problemet tona ? Ohhh sa turp duhet te ndjeni per kete masa te madhe pensionistesh .

    Përgjigju
  • Drini L: 04/01/2024 02:32

    Shenomeni dhe mua se nuk behet qameti. Tek e fundit sa do jetoj une pas marrjes se pensionit te posacem. Do e pyesni ju , cili eshte kontributi juaj?Kam shume kontribut vetem qe nuk jam person publik

    Përgjigju
  • Lala i Lushnjes: 03/01/2024 22:17

    Mbase për herë të parë personalitete që e meritojnë të gjithë.Bravo! Të më falni por shumë nga "mjeshtrat e mdhenjë,, të President Krrabës nuk ma mbushën mëndjen.

    Përgjigju
    • Korabi: 04/01/2024 22:57

      Po ky p.dhe same Frederiku don dhe 2 vjet me dal ne pensjon

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?