Qeveria miraton marrëveshjen me Ukrainën, familjarët e misioneve diplomatike mund të punësohen në Shqipëri

9 Prill, 20:12| Përditesimi: 9 Prill, 20:22

  • Share

Anëtarët e familjeve të zyrtarëve të misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të Ukrainës mund të punësohen në Shqipëri.

Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen me qeverinë e Ukrainës.

“Me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për punësimin fitimprurës të anëtarëve të familjes së anëtarëve të misioneve diplomatike ose posteve konsullore”, thuhet në vendimin e qeverisë.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/04/2024 01:48

    Nisme e shkelqyer! Do te ishte mire t'a shtrinit dhe per refugjatet e thjeshte ukrainas e afgane,jo vetem per familjet e zyrave perfaqesuese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?