Qeveria miraton marrëveshjen me KE-në! Bashkimi Evropian 82.6 mln euro Shqipërisë në mbështetje të reformave kryesore! 6 projektet madhore

22 Shkurt 2023, 14:41| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 15:18

  • Share

Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshje me KE për procësin e anëtarësimit të Shqipërisë. Bashkimi Europian ofron 82.6 milionë euro për Shqipërinë në mbështetje të reformave kryesore, 14.9 milionë euro për agjencitë e zbatimit të ligjit, 9.7 milionë euro për reformën në drejtësi, 5 milionë euro për forcimin e rolit të parlamentit dhe KQZ, 29 milionë euro për fushën e ujit, 19 milionë euro për procesin e negociatave dhe 5 milionë euro për iniciativat e qeverisë shqiptare për të rinjtë.

"Vendimi i parë lidhet me miratimin e marrëveshjes së financimit midis Shqipërisë dhe KE në kuadër të programit të vitit ‘22 për asistencën e para anëtarësimit. Paketa IPA 2022 që qeveria e miratoi sot me KE përfshin asistencë ndaj Shqipërisë prej 82.6 milionë euro. Kjo asistencë do të mbështesë disa prej reformave kryesore të vendit, BE për agjencitë e zbatimit të ligjit 14.9 milionë euro, mbështetje për vlerësimin e fazës së tretë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, asistencë 9.7 milionë euro, mbështetje për reformën në drejtësi, BE për demokraci në vlerën 5 milionë euro, mbështetje që synon forcimin e rolit të parlamentit në demokraci, BE për ujin 29 milionë euro që mbështet reformën thelbësore të qeverisë shqiptare në fushën e ujit, 19 milionë euro për instrumentin lehtësues për mbështetjen e procesit të negociatave në BE dhe BE për rininë në vlerën 5 milionë euro që mbështet iniciativat e qeverisë shqiptare për të rinjtë në vendin tonë", tha Majlinda Dhuka, kryenegociatore.

Kryenegociatorja Dhuka tregoi se vendimi i dytë lidhet me miratimin e strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrim të Shqipërisë. Ndër të tjera tregon prioritetet madhore për vitet e ardhshme.

"Vendimi i dytë është për miratimin e strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrim 2020-2030 të Shqipërisë. Strategjia është boshti kryesor i orientimit të zhvillimit të vendit. Strategjia ka një vision të qartë, ndërtimi i një ekonomie dinamike, pjesë e BE dhe rajonit që ofron kushte të barbarta për rritjen e mirëqenies së qytetarëve mbështetur në demokraci. 6 prioritete madhore parashikohen: integrimi europian, lufta ndaj korrupusonit, energjia, bujqësia, turizmi dhe dixhitalizimi", tha Dhuka.

Në përditësim...

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daku: 23/02/2023 08:39

    Vidhni derra

    Përgjigju
  • Loni: 22/02/2023 17:11

    Edhe 80 milion euro te tjera per hajdutet si puna e ben ahmetit me shoke

    Përgjigju
  • redi: 22/02/2023 16:05

    Shume transparence e qeverise dhe rritet besimi ne te kundert populli zhgejehet, dhe te ben te hapesh kraun .Mire eshte qe shuma e dhene nga BE te shkoje 65 milion per investime per energjine solare qe ne kohe thatesire eshte shpetim per buxhetin dhe pjesa tjeter per reformen ne drejtesi dhe punesimi i rinise mbas universitare duke hapur variante te reja pune ,se privati zor se ndihmon rinine

    Përgjigju
  • Lexues: 22/02/2023 15:43

    30% i merni ju pa bere asgje..dmth per te me ndergjegjesuarneve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?