Qeveria miraton fondin: 510 milionë lekë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Kamzë dhe Kavajë

17 Qershor 2020, 19:04| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 19:09

  • Share

Kur kanë kaluar 6 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, qeveria ka miaratuar me anë të një VKM-je, përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në bashkitë Kamzë dhe Kavajë. Sipas VKM-së fondi kap shifrën e 510 240 000  lekësh.

Bashkisë Kamzë do t'i transferohet fondi prej 163 890 000 lekësh, në formën e transfertës së pakushtëzuar. Ndërsa  Bashkisë Kavajë i transferohet fondi prej 346 350 000  lekësh.

Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Kamzë dhe Kavajë.

Vendimi i Qeverisë

Komento

Komente

  • asd: 17/06/2020 19:25

    Si jemi me transparencen ? A shkojne gjithe parate per ata qe jane destinuar apo fillojne tenderat dhe nentenderat? Pse nuk vendoset me ligj qe te gjitha shpenzimet te publikohen on line nga bashkite?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?