Senati i Akademisë së Studimeve Albanalogjike ka deklaruar se është kundër vendimit të marrë sot nga Këshillit të ministrave duke e cilësuar këtë si vendim politik që godet shkencën e albanalogjisë në Shqipëri.
Deklarata e Akademisë së Studimeve Albanalogjike:
Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike i mbledhur urgjentisht pas deklaratës publike të ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, për miratimin e projektvendimit për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike, shpall:
Është plotësisht kundër këtij vendimi të Këshillit të Ministrave;
Është një vendim politik që godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri;
Është hartuar pa konsultime dhe pa transparencë.
Akademia e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë misionin e saj për mbrojtjen e lirisë akademike duke përdorur të gjithë instrumentet ligjore të një shteti demokratik.
ASA u shpreh mirënjohjen qindra mijra qytetarëve, institucioneve kërkimore shkencore brenda dhe jashtë vendit, partnerëve tanë, aktivistëve dhe mediave që i dhanë jehonë këtij akti të paprecedent dhe të ndërmarrë në limitin e kohës.
Lajmi kryesor:
Qeveria transferon Studimet Albanalogjike në Akademinë e Shkencave! ASA nuk funksiononte, gjetëm shkelje ligjore! Senati i institucionit: Vendim politik
B.V/ReportTv.al