Politikë

"Qeveria ka shkatërruar burimet natyrore në Kukës", Flamur Hoxha takim me banorët në Kukës: Më 25 Prill nis ndryshimi për Shqipërinë

7 Prill 2021, 09:37| Përditesimi: 7 Prill 2021, 10:45

  • Share

Drejtuesi politik i PD Flamur Hoxhës takoi banorët në Kolsh të Kukësit me të cilët bashkëbisedoi për gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhet zona dhe largimi i të rinjve.

Banorët e Kolshit theksuan se po shfrytëzohen pa kriter burimeve minerare duke prishur mjedisin dhe duke dëmtuar të ardhmen e tyre.

Flamur Hoxha tha se vota e 25 Prillit është vendimtare për të larguar Edi Ramën, si përgjegjësi i vetëm për problemet e shqiptarëve 8 vite të qeverisjes së tij.

"Më 25 Prill nis ndryshimi për Kolshin dhe gjithë Shqipërinë", garantoi Flamur Hoxha gjatë takimit me banorët.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?