‘Qeveria ka dhënë mbështetjen më të vogël në rajon për qytetarët’, ish-deputeti Hasa: Të mos mendojnë për oligarkët, por për njerëzit

5 Maj 2020, 13:36| Përditesimi: 5 Maj 2020, 13:38

  • Share

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endi Hasa nëpërmjet një reagimi në rrjetin sociale ‘facebook’ thotë se qeveria shqiptare ka bërë mbështetjen më të ulët në rajon për qytetarët shqiptarë në këto kohë koronavirusi.

Hasa shkon më tej duke deklaruar se Shqipërisë i duhet një qeveri që të mos mendojë për oligarkët por të mendojë njerëzit dhe bizneset në nevojë.

“Propaganda nuk të ushqen, propaganda nuk e mban gjallë ekonominë. Propaganda ushqen vetëm egon e kllounit që kemi në qeveri.

Shqipëria ka mbështetjen më të ulët në rajon për qytetarët dhe bizneset sepse kryeministri ka hall vetëm si të aktrojë në Facebook.

Duhet një qeveri e përgjegjshme dhe pa kllouna që të mos mendojë për oligarkët por të mendojë njerëzit dhe bizneset në nevojë.

Edi Rama është veçse një kryeministeriskaduar,”-shkruan Hasa.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/05/2020 03:17

    JO MORE,ME TERMEND E THUA!? UNE MENDOJ QE QEVERIA DUHET TE MENDOJE PER XHEPIN E VET,SI THUA E KAM GJETUR?

    Përgjigju
  • Tutu: 05/05/2020 16:48

    Po ti ku hyn mor palaco... gjithe ato prona qyl ne Elbasan... po nen teater ... baba socialist ti demokrat...

    Përgjigju
  • O tej: 05/05/2020 16:21

    Ham gam ham gam... kuisje qensh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?