Sportistët elitarë ‘vishen’ me grada, nga sot pjesë e ushtrisë! Nga Luiza Gega, 3 kampionet e Kosovës te Calja, Qerimaj e Beqiri! Kush merr gradën kolonel

6 Prill 2023, 10:14| Përditesimi: 6 Prill 2023, 16:00

  • Share

TIRANË - Qeveria shqiptare zhvilloi këtë të enjte ceremoninë për dhënien e gradës ushtarake "Kolonel" për sportistët kampionë të Shqipërisë dhe Kosovës që kanë nderuar vendin në Lojërat Olimpike, apo edhe në kampionatet europiane dhe botërore.

Kampionet e Kosovës në xhudo, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë pjesë e Forcave të Armatosura, teksa peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, boksieri Alban Beqiri edhe atletja Luiza Gega do jenë tanimë me gradën "Kolonel".

Për shkak të arritjeve të tyre në arenën ndërkombëtare, sportistët do marrin këtë gradë honorifike duke përfituar një pagë dhe një pension dinjitoz. Në ceremoninë e zhvilluar kanë marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Në fjalën e tij, Edi Rama e ka quajtur një "heqje barre" këtë gradë për sportistët, duke cekur se shumë prej kampionëve tanë janë larguar nga vendi dhe kanë kontribuar për një tjetër shtet për shkak të mungesës së kushteve bazë.

"Sot është ditë historike për sportistët dhe Forcat e Armatosura, sepse bëhen pjesë e FA një grup sportistësh që kanë ngritur lart flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare. Pjesë e FA janë edhe tre shqiptare e Kosovës, që do jenë nën të njëjtin flamur për të njëjtin mision, me të njëjtat ambicie dhe vullnete të bashkuara; në funksion jo vetëm të sportit por edhe Forcave të Armatosura. Përfshira e tyre si Kolonel dhe Kolonele e FA dhe gradave të tjera për arritjet në sport, përbën një vlerë të shtuar morale dhe profesionale, përtej simbolikës. Jam i lehtësuar sot që kam hequr këtë barrë nga kurrizi, që e kishim trashëguar nga e shkuara. Nuk e ulim kokën nga turpi për keqtrajtimin dhe harresën ndaj tyre. Na ka ndodhur në të shkuarën që djem të përkushtuar kanë ngritur flamuj të tjerë, sepse shteti nuk i jepte mundësi për të ngritur flamurin tonë kombëtar. E bënë këtë për një palestër, për një trajtim ushqimor dinjitoz, për një trajner të motivuar, për përfaqësim. Në pamundësi për këto, përfaqësuan forcën e talentit dhe pasionit të tyre. Kjo është një histori turpi e shtetit shqiptar që i përket së shkuarës", tha Edi Rama.

Një fjalën e saj, ministrja e Arsimit dhe Sportit ceku faktin se tanimë sportistët dhe trajnerët mbështeten me ligj.

"Teksa përgatiteshim për këtë ceremoni, më kujtohen ata sportistë që u detyruan të garonin për një tjetër flamur. Jo sepse ata e donin më pak Shqipërinë, ata u detyruan nga kushtet që të largoheshin. Nuk kishin as kushtet minimale për stërvitje, ndërsa sot kemi një tjetër realitet. Falë punës dhe sakrificës së tyre, ata sot kanë merituar suksesin. Sot kemi një vendim të Këshillit të Ministrave që shpërblen sportistët dhe trajnerët, kemi plane konkrete për vlerësimin e tyre. Asnjë shpërblim monetar nuk e vlerëson atë krenari që ata na kanë dhënë. Kampionët tanë janë pjesë e Forcave të Armatosura, duke marrë edhe grada honorifike. Të jesh pjesë e FA është nder edhe privilegj. Këta kampionë do jenë pjesë e frymëzimit të brezit të ri. Ky është një mision i lartë ndaj Atdheut", tha ministrja Kushi.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në ceremoninë e gradimit të sportistëve elitarë me gradën kolonel, ai tha se sot është një ditë e veçantë pasi elita e sportit shqiptar i bashkohet Forcave të Armatosura.

"Sot është një ditë e veçantë, ceremoni e pazakontë. Sot FA i bashkohet elita kombëtare e sportit shqiptar. Filloi si një angazhim i Ramës vitin e kaluar, u kthye në një ligj dhe sot ky ligj po zbatohet duke dhënë gradën e lartë kolonel 7 sportistëve tanë elitarë. Ka disa që fitojnë gradën, major, kolonel. Sot po kremtojnë gradën më të lartë, kolonel i FA. Ka një të përbashkët ndërmjet sportistëve elitarë, misionit të tyre dhe ushtarakëve të FA, kjo pikë është flamuri i Shqipërisë ka një zjarr të njëjtë në zemrat e ushtarakëve dhe sportistë, ky zjarr është dashuria për Shqipërinë. Kjo na bashkon sot këtu", tha Peleshi.

Sportistët që nga sot do jenë pjesë e Forcave të Armatosura shqiptare:

Luiza Gega - Atlete / Grada Kolonele

Briken Calja - Kampion në peshëngritje / Grada Kolonel

Majlinda Kelmendi - Kampione Olimpike xhudo / Grada Kolonele

Erkand Qerimaj - Kampion Europe në peshëngritje / Grada Kolonel

Alban Beqiri - Kampion Ballkani në boks / Grada Kolonel

Distria Krasniqi - Kampione xhudo / Grada  Kolonele

Nora Gjakova - Kampione xhudo / Grada Kolonele

Ora 11:32
Rama: Do rrisim pagat e ushtarakëve, brenda pak vitesh do të paguhen me mesataren e NATO-s

 

Në ceremoninë e dhënies së gradave kolonel sportistëve elitarë, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek paga e ushtarakëve. Rama tha se shumë shpejt ata do të paguhen me mesataren e NATO-s. Rama tha se kjo do të ndodhë brenda pak vitesh dhe jo pas 10 vitesh.

“Kjo që ne kurorëzojmë sot është edhe një arsye shumë e fortë për vajza dhe djem, të reja dhe të rinj që t’i bashkohen Forcave të Armatosura. Sot shpërblimi për ushtarin më të thjeshtë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, me arsimin më të ulët, është një shpërblim I cili jo vetëm është mbi pagën minimale në mënyrë të ndjeshme por është një shpërblim që do shkojë në rritje çdo vit sepse ne I kemi rritur pagat e Forcave të Armatosura në vijim dhe do të vazhdojmë t’i rrisim dhe ambicia jonë është që të gjithë ata që veshin uniformën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kur shkojnë në misione ndërkombëtare, të mos ta shikojë asnjë nga poshtë-lart prej kolegëve të tyre të vendeve të tjera të NATO-s. ushtarakët tanë do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-s dhe kjo do të ndodhë jo pas 10 vjetësh por në pak vitet që vijnë”, tha Rama.

Ora 10:48
Edi Rama: Sot s'e ulim kokën nga turpi, sportistët në të shkuarën na kanë ikur për një palestër

 

Në ceremoninë e dhënies së gradave ushtarake për sportistët elitar të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama tha se ka hequr nga supet një barrë të trashëguar nga qeveritë shqiptare.

"Jam i lehtësuar sot që kam hequr këtë barrë nga kurrizi, që e kishim trashëguar nga e shkuara. Nuk e ulim kokën nga turpi për keqtrajtimin dhe harresën ndaj tyre. Na ka ndodhur në të shkuarën që djem të përkushtuar kanë ngritur flamuj të tjerë, sepse shteti nuk i jepte mundësi për të ngritur flamurin tonë kombëtar. E bënë këtë për një palestër, për një trajtim ushqimor dinjitoz, për një trajner të motivuar, për përfaqësim. Në pamundësi për këto, përfaqësuan forcën e talentit dhe pasionit të tyre. Kjo është një histori turpi e shtetit shqiptar që i përket së shkuarës", tha kryeministri Rama.

Ora 10:46
Gradat për sportistët elitarë, Edi Rama: Vlerë e shtuar morale dhe profesionale, shembull për të rinjtë

 

Në ceremoninë e dhënies së gradave ushtarake për sportistët elitar të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama tha se nga sot sporti del nga harresa.

"Sot është ditë historike për sportistët dhe Forcat e Armatosura, sepse bëhen pjesë e FA një grup sportistësh që kanë ngritur lart flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare. Pjesë e FA janë edhe tre shqiptare e Kosovës, që do jenë nën të njëjtin flamur për të njëjtin mision, me të njëjtat ambicie dhe vullnete të bashkuara; në funksion jo vetëm të sportit por edhe Forcave të Armatosura. Përfshira e tyre si Kolonel dhe Kolonele e FA dhe gradave të tjera për arritjet në sport, përbën një vlerë të shtuar morale dhe profesionale, përtej simbolikës. Kampionët dhe kampionët, tanimë të dalë përfundimisht nga zona e harresës dhe braktisjes nga shteti, do jenë mes ushtarëve dhe drejtuesve të tyre, për përpjekjen për ta ngritur më lart arritjen e tyre. Shembulli i forcës së tyre do vihet në dispozicion për trajnimin e forcave tona. Vijmë sot këtu për t'u dhënë dorën sportistëve tanë më të mirë. I bëjmë të mundur që të përfaqësojnë me dinjtet Shqipëriën. Është e rëndësishme për këta fëmijë që janë sot këtu, që duan t'i ngjajnë një ditë kampionëve tanë. Nuk do jenë kampionë të harruar dhe njerëz të braktisur. Do kenë një pagë deri në moshën aktive por edhe një pension dinjitoz", tha Rama.

Ora 10:30
Evis Kushi: Jo e largët dita kur sportistët tanë garonin për një shtet tjetër, sot janë frymëzim dhe pjesë e FA

 

Në ceremoninë e dhënies së gradave ushtarak për sportistët elitar të Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka thënë se nuk është e largët dita kur për shkak të kushteve, sportistët elitarë kuqezinj janë larguar dhe kanë garuar për tjetër flamur.

"Teksa përgatiteshim për këtë ceremoni, më kujtohen ata sportistë që u detyruan të garonin për një tjetër flamur. Jo sepse ata e donin më pak Shqipërinë, ata u detyruan nga kushtet që të largoheshin. Nuk kishin as kushtet minimale për stërvitje, ndërsa sot kemi një tjetër realitet. Falë punës dhe sakrificës së tyre, ata sot kanë merituar suksesin. Sot kemi një vendim të Këshillit të Ministrave që shpërblen sportistët dhe trajnerët, kemi plane konkrete për vlerësimin e tyre. Asnjë shpërblim monetar nuk e vlerëson atë krenari që ata na kanë dhënë. Kampionët tanë janë pjesë e Forcave të Armatosura, duke marrë edhe grada honorifike. Të jesh pjesë e FA është nder edhe privilegj. Këta kampionë do jenë pjesë e frymëzimit të brezit të ri. Ky është një mision i lartë ndaj Atdheut", tha ministrja Kushi.

Ora 10:19
Peleshi: Nga sot elita e sportistëve shqiptarë pjesë e FA, përfitojnë pagën e kolonelit deri në daljen në pension

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në ceremoninë e gradimit të sportistëve elitarë me gradën kolonel, ai tha se sot është një ditë e veçantë pasi elita e sportit shqiptar i bashkohet Forcave të Armatosura.

“Sot është një ditë e veçantë, ceremoni e pazakontë. Sot FA i bashkohet elita kombëtare e sportit shqiptar. Filloi si një angazhim i Ramës vitin e kaluar, u kthye në një ligj dhe sot ky ligj po zbatohet duke dhënë gradën e lartë kolonel 7 sportistëve tanë elitarë. Ka disa që fitojnë gradën, major, kolonel. Sot po kremtojnë gradën më të lartë, kolonel i FA. Ka një të përbashkët ndërmjet sportistëve elitarë, misionit të tyre dhe ushtarakëve të FA, kjo pikë është flamuri i Shqipërisë ka një zjarr të njëjtë në zemrat e ushtarakëve dhe sportistë, ky zjarr është dashuria për Shqipërinë. Kjo na bashkon sot këtu. Me flamurin e Shqipërisë kanë arritur rezultatet më të lart kudo në botë. I shtojmë pagën e kolonelit deri në ditën e daljes në pension. Të jesh ushtarak i lartë në FA është nderi më i madh që mund të të japë vendi yt dhe gjurma mëe fortë që lë. Nuk përfitojnë vetëm ushtarakët dhe sportistët, por gjithë FA”, tha Peleshi.

S.DH//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/04/2023 02:09

    Per te gjithe juve qe u djeg, nje sqarim i vogel:Keto grada jane vetem honorifike,simbolike.Mos mendoni se keta do te zene vendin e te zoteve te punes ne rast lufte,Vetem nuk duhet te diferenconin sportistet e huaj qe kane garuar e fituar per flamurin tone,grada mund t'ju jepeshin dhe atyre.Dhe vertet qe eshte per te ardhur keq qe eshte investuar perhere per humbes kronike si futbollistet tane qe u kemi ngritur e po u ngreme stadiume te pamerituara,kurse fitimtareve te sporteve te tjera,qe po shkelqejne,jo qe palestra e ambiente nuk u kemi ngritur me pare,por ve bast,qe po te dilni te pyesni njerezit ne rruge,as emrat nuk ua dine,ama po t'i pyesni per qullacet e FSHF i njohin te gjithe!

    Përgjigju
  • Or tej: 06/04/2023 21:20

    Pak gjate i bie qe Kolonele te behen Gjenerale dhe nje dite President. Me mire i doli Metes qe nga shtangist kaloi ne politike dhe u be kryeminister e president or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Tutu: 06/04/2023 14:22

    Po ti degjosh keta komentuesit komsomolas, bindesh qe Shqiperia eshte rikthyer ne kohen e Lej Fenit…( p.s jam votues i majte qe te mos keqkuptohen militantet )…

    Përgjigju
  • Bjordi: 06/04/2023 13:21

    I merditojne plotesisht keto grada sepse e kane nderuar gjithmone kombin ne cdo kompeticion te zhvilluar

    Përgjigju
  • Mondi: 06/04/2023 13:15

    Respekte dhe mirenjohje per te gjithe keta kampiona qe kane nderuar kobin e tyre

    Përgjigju
  • Soni: 06/04/2023 12:58

    nje thirrje per te gjithe te rinjte qe te behen pjese e forcave te armatosura dhe ti sherbejne vendit te tyre

    Përgjigju
  • lola: 06/04/2023 12:57

    nje ceremoni madheshtore dic keta sportiste e meritojne

    Përgjigju
  • fdsfds: 06/04/2023 12:52

    Me gjithe respektin per mundin dhe kontributin e ketyre te rinjve: Meritokracia kishte vdekur ne kete vend, por Rama e varrosi.

    Përgjigju
  • Islam: 06/04/2023 11:54

    Te marrin shembull te gjithe te rinjte e te behen pjese e forcave te armatosura

    Përgjigju
  • Tutu: 06/04/2023 11:54

    Kurse atij qe u dha gradat ketyre analfsbeteve… ti jepet grada kryehajvan me tre yje… Shqiperia perdite e me shume po kthehet ne vend qesharak… ku cdo kod moral, apo intelektual shperdorohet ne me menyren me banale nga qeveria… a e di zoti Rama sa djerse derdh dhe sa shkolle ben nje ushtarak qe te marre graden kolonel…shtet i pacipe me nje administrate tejet injorante qe ben edhe keto veprime tejet idjoteske ( nga keta njerez keto pret )… gjithe keto ahengje vetem per propogande .. turp..!ato leke perdorini per tu ardhur ne ndihme hallexhinjve se dhe ata te ketij shteti jane… si ahengjet qe u bene per lemoshen e pensionisteve.. turp ..!! Ky eshte respekti per eterit tuaj ..!!

    Përgjigju
  • Inis: 06/04/2023 11:53

    Suksese sportisteve elitare qe tashme po behen pjese te forcave te armatosura

    Përgjigju
  • Meri: 06/04/2023 11:32

    Sportistët nga Kosova,kan përfaqsuar Kosovën,kan ngritur flamurin Kosovar në aktivitetet sportive,kan qeverrin e tyre dhe ushtrin e tyre,pse duhet të jen pjes e FA Shqiptare ,dhe të paguhen nga taksat tona??? Apo kështu i pëlqen Edi Ramës ti bëj çorbë gjithçka që i thot mëndja.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 06/04/2023 10:45

    Po cfare merite ka Shqiperia per ato kampionet e xhudos nga Kosova apo duhet pak fushate atdhedashurie qeverie?

    Përgjigju
  • AltinTop: 06/04/2023 10:36

    Mjer ushtrite e tjera qe kolonelet nuk i kane atlete olimpik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?