Elisa Spiropali dhe Lulzim Basha

Qeveria i përgjigjet Bashës: U zgjua nga gjumi dhe do të mbrojë SPAK-un nga PS! Fli i qetë, jemi e vetmja forcë garantore e Reformës në Drejtësi

26 Janar, 20:43| Përditesimi: 26 Janar, 22:52

  • Share

Qeveria i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili sërish në një konferencë për mediat tha se ka indicie se mazhoranca do të kontrollojë SPAK-un.

Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, nënvizon se Partia Socialiste është forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi dhe e vetmja garante e thellimit të kësaj reformë historike. Me ironi, Spiropali thekson se Lulëzimi u zgjua befas këto ditë për të mbrojtur SPAKU-n nga ata që e mbështesin si askush në historinë e këtij vendi.

“Flej ta marrsha t’keqen”, do thoshin shkodranët për Lulëzimin që këto ditë zgjohet befas për të mbrojtur SPAK-un nga ata që e dëshiruan, konceptuan, krijuan dhe e mbështesin si askush, kurrë në historinë e këtij vendi, pa kushte e pa komente kurdo e kudo godet! Dhe ata nuk janë as në qiell, as në det apo matanë detit, po janë këtu dhe quhen Partia Socialiste e Shqipërisë, forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi dhe e vetmja garante e thellimit të kësaj reforme historike, që askush, askurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar nuk guxoi ta mendonte seriozisht, jo më ta ndërmerrte. Prandaj, kthehu nga krahu tjetër Luli dhe fli i qetë se nuk ka punë që pret zgjimin tënd!’- shkruan Spiropali.

Në konferencën e tij tashmë të përjavshme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, hodhi sërish akuza kundrejt mazhorancës se ka targetuar institucionin e Prokurorisë së Posaçme me qëllim kontrollin e tij. Basha tha se përgjigja e mazhorancës ka shtuar edhe më shumë dyshimet në lidhje me këtë indicie që PD ka pasur për kontrollin e institucionit të SPAK.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Darvin: 27/01/2024 14:27

    Dy ministrat e rames, basha dhe spiropali :))) njera per ceshtjet e parlamentit dhe tjetri per shkatrrimin e opozites

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?