FSHF i kërkoi qeverisë rinisjen e sezonit, Manastirliu në 'Report TV': Është ende herët për të nisur futbolli (VIDEO)

29 Prill 2020, 10:21| Përditesimi: 29 Prill 2020, 12:08

  • Share

Pesë ditë pas kërkesës zyrtare të Federatës Shqiptarë të futbollit për të nisur aktivitetin si pasojë e ndërprerjes për shkak të koronavirusit ka ardhur edhe përgjigjja e qeverisë. Në një intervistë për emisionin ‘Repolitix’ në Report TV, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se është ende herët që të mendohet për rinisjen e futbollit dhe pse pa tifozë.

"E kemi marrë këtë kërkesë jemi duke e diskutuar por jem ende herët për të folur për hapjen e kampioneve edhe pa tifozë. Duhet të garantojmë jetën e sportistëve gjithashtu. Nuk kemi ende një vendim për këtë. Do të shohim ecurinë e COVID-19 dhe më pas do të vendosim, por për momentin është ende herët për të vendosur për këtë."

FSHF në kërkesën e saj kishte caktuar një protok'èoll sigurie, por edhe synonte të niste stërvitejn me dy maj, ndërsa ndeshjet me 20 maj, por këto pretendime tani duken të paarritshme. Me siguri FSHF-së do t’i duhet të mendojë një plan tjetër që topi të rrotullohet sërish.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?