Qeveria i drejtohet tregjeve të huaja për furnizimin me naftë: Do krijojmë rezervë hidrokarburesh

23 Mars 2022, 20:19| Përditesimi: 23 Mars 2022, 23:42

  • Share

TIRANË- Teksa nuk ka bërë ende transparence për inspektimet që Ministria e Infrastrukturës deklaroi më 11 mars se do nisnin në terren, nëse kompanitë hidrokarbure kanë apo jo rezerva nafte për 3 muaj siç e parashikon ligji, qeveria ka marrë përsipër ta kryejë vetë ketë nevojë në rast se do të rrezikohet mungesa në treg.

Zëvendësministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi gjatë mbledhjes së Komitetit të Energjisë tha se qeveria do të sigurojë hidrokarbure në tregjet ndërkombëtare pa dhënë më shume detaje për sasinë që planifikohet të blihet dhe për sa muaj mund të mbulojë tregun vendas në rast se bëhet realitet skenari i mungesave në tregjet ndërkombëtare.

"Po përpiqemi të dalin në treg ndërkombëtar për të siguruar sasi të caktuara hidrokarburesh. Të jenë për një rast përkeqësimi të mundshëm të situatës ndërkombëtare, që mund të sjellë mungesa dhe si e tillë ne po marrim të gjitha masat", tha zv.ministri.

Krijimi i rezerva të naftës ishte paralajmëruar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë se do të krijohet edhe rezerva shtetërore e naftës që do përdoret në raste se në vend do të ketë mungesë të furnizimit me karburant.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 24/03/2022 15:31

    Rezerva shteterore qe duhet krijuar si dhe pikat e shitjes me pakice shteterore jane veprimi me i duhur i shtetit per te amortizuar cmimet e privateve duke krijuar balancen ne treg.Sa shtete prodhuese te naftes kane dhe kompanite shteterore te shitjes me pakice.Shqiperia po ndjek modelin me antisocial te te neoliberaleve ,ku cdo bisnes ti kalij privatit dhe shteti te mos kete as me te voglen mundesi per te nderhyre.Modeli sorosit per ekonomine liberale te con tek ara e tares.

    Përgjigju
  • Maks: 24/03/2022 09:20

    Shtetezoni ndermarjet e nxjerres se naftes o qelbesira politika ndreqni ate gabim te pafalshem qe bete Kthejani pasurit kombetare popullit mjaft ja dhuruat miqve tuaj kete pasuri Kthejani vendit pavarsin sepse e bete shqiperin ciflikun tuaj

    Përgjigju
  • Arbërori: 24/03/2022 08:49

    E priti vuçiçin të merr vendim ky km ynë bq sepse si “serbi e hapur”duhet të veprojmë së bashku , kështu e ka shteti konfederal

    Përgjigju
  • Beni: 24/03/2022 08:27

    Shtoni tankerat E NAFTES, ,,duhet krijuar rezerve ne nafte e ushqime per 5 VJET, ,,KESHTU VEPROJE SHTEYET SERIOZE....

    Përgjigju
  • Zoti na rujt: 24/03/2022 05:26

    Po pse mo tani u kujtuan keta q te krijojne rezervat qe detyrohen me ligj,a pika thuaj cna gjeti me keta

    Përgjigju
  • Beni: 23/03/2022 21:00

    Qeveria duhet tja shtrengoj rripin Rusise se ata po nuk shiten nafte te ne do vdesin per buke , zoti na ruajte me jeta politikane debila qe kemi , mjafton te quhemi partner te amerikes pa vk pa buke le te jemi !

    Përgjigju
    • XXX: 24/03/2022 00:21

      Ik ere bythqir. Dashke bashkpunim me rusin ti kurve.

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?