Dy punonjës duke hequr flamurin para ambasadës

Ambasada ruse në Tiranë ndërron adresë, zhvendoset drejt Mjull Bathore

15 Shtator 2022, 20:09| Përditesimi: 18 Shtator 2022, 11:16

  • Share

TIRANË- Ambasada ruse, e cila ishte e pozicionuar në qendër të Tiranës, është zhvendosur. Në një njoftim në Facebook thuhet se shërbimet konsullore ofrohen në Mjull Bathore në rrugën ‘Dervish Shaba’, ku është edhe adresa e re. Mediat kanë raportuar se kjo lëvizje është bërë për shkak se rruga përballë godinës, që pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, u emërtua ‘Ukraina e Lirë’.  Ndërkohë në një foto të publikuar nga LSA shihen punonjës pranë ambasadës të cilët po heqin flamurin e Rusisë nga godina.

Me një vendim unanim, Këshilli Bashkiak i kryeqytetit emëroi "Ukraina e Lirë” rrugën para ambasadës ruse, ku ndodhen edhe ambasadat e Ukrainës dhe të Serbisë.

"Vendimi është një mesazh që po jepet nga shumë qytete. Ambasada e Rusisë, do të duhet që, si gjithë ambasadat e tjera që ndodhen aty, të shkruajnë në kartëvizita adresën në rrugën "Ukraina e Lirë,” tha kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ndërsa shoqëria civile dhe qytetarët e Tiranës protestuan kundër agresonit rus ndaj Ukrainës, në rrugën që u emërua ”Ukraina e Lirë”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albabezi: 16/09/2022 01:29

    Aman ere kur do ta kemi Shqipnin e lire, se kujt i plasi bytha per ato rracistet e ndyre qe as kosoven se kan njohur

    Përgjigju
    • Artan: 16/09/2022 12:52

      e drejte ! Nuk e kuptoj pse duhet te perkrahim urkrainen kur nuk njeh kosoven !

  • Arbërori: 15/09/2022 23:57

    Edvin shkjau shqipfolës e ka ndergjegjen e prisht, tani mundohet ta Tradhëtia edhe Ukrainen me një emrin rruge. Këtë emrin e ka bër me dakordsin e Putinit vetëm që të hum gjurm se kinse ështé kunder Rusis… Ky njeri ështé i sëmuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?