Qeveria emëron dy anëtarët e rinj të komisionit të vlerësimit në administratën shtetërore

27 Gusht 2020, 17:37| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 17:38

  • Share

TIRANE-Pas një muaji pushim, qeveria është mbledhur ditën e sotme duke marrë disa vendime. Mes disa vendimeve që janë marrë janë emëruar edhe dy anëtarë të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për TND-në. Të emëruarit janë Aleksandër Xhuvani dhe Eglantina Zyka, që kanë mandat 5 vjeçar.

Komisioni Kombëtar i Përzgjedhjes për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues (TND) është person juridik publik i përhershëm, i përbërë prej 9 anëtarësh, i cili ka në kompetencë rekrutimin e Anëtarëve të TND-së në administratën shtetërore, vlerësimin e performancës së tyre gjatë ushtrimit të detyrave, dhënien e masave disiplinore në ngarkim të Anëtarëve të TND-së, etj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?