Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në dorë të shqiptarëve

3 Gusht 2020, 20:41| Përditesimi: 3 Gusht 2020, 20:55

  • Share

Edhe pse nuk fituan shumë vende në parlament, partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit duket se do të vendosë për fatin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut. Bisedimet priten të nisin të martën, dita kur nis sesioni i ri parlamentar, pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në 15 Korrik. Mundësinë më të madhe për të krijuar qeverinë e re e  ka Zoran Zaev, partia e të cilit fitoi 46 nga 120 vende, vetëm dy më shumë se VMRO DPMNE, e cila fitoi 44.

Partia BDI e Ali Ahmetit duket se është në udhëkryq për të shqyrtuar ofertat që po merr nga dy partitë më të mëdha maqedonase. Social Demokratët e kërkojnë koalicionin me partinë shqiptare pasi së bashkua do të arrinin një shumicë prej prej 61 vendesh në parlament.

VMRO DPMNE  në anën tjetër synon të sigurojë jo vetëm mbështetjen e BDI-së por edhe të një partie tjetër për tu bërë mazhorancë. Presidenti Pendarovski ka afat deri në 14 gusht për të mandatuar kryeministrin e ri, i cili do të ketë 20 ditë kohë për të propozuar qeverinë e re.

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?