Politikë

'Qeveria e re', Andoni: Skeptik për emrat e rinj! Minga: Balla, goditja më e fortë e Ramës! Zaloshnja: 3 lëvizjet më të rëndësishme

2 Shtator 2021, 19:34| Përditesimi: 2 Shtator 2021, 19:51

  • Share

TIRANË- Figurat me përvojë politike që do të drejtojnë postet ministrore në mandatin e tretë qeverisës së PS, vlerësohen pozitvisht nga analistët. Për Report Tv, analisti  Eduart Zaloshnja shprehet se 3 janë lëvizjet më të rëndësishme politike të kryeminstrit Rama.

Zaloshnja: Për mua 3  emërimet më të rëndësishme politike janë, Arben Ahmetaj të cilit për 8 vite iu deleguan problemet  më të rëndësishme, që unë e prisja,i dyti është Damian Gjiknuri i cili zëvendëson Taulant Ballën si sekretar i Përgjithshëm i partisë që është shumë i rëndësishëm dhe Lindita Nikolla në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

Minga:15 emrat e sotëm janë njerëzit më të besueshëm të kryeministrit Edi Rama dhe besoj Rama e ka bërë për të pasur një qeverisje të qetë.

Andoni: Ndryshe nga ajo që pritej, kryeministri Edi Rama nuk bëri surpriza të mëdha për emrat e qeverisë, mendoj që i besonte plotësisht sidomos formatimit të fundit që i bëri kabinetit të tij dhe me këtë ai mendon që jo thjesht do mbyll boshllëkut e mandatit të dytë, por po mendon edhe mandatin e katër.

 

Me kritik është parë besimi i kryesocialistit për figurat e reja në krye të ministrisë…

Andoni: Nuk besoj se do jetë e lehtë sepse e para se dy pika kryesore që mendova që do ishin personazhe të spikatura, ministria e Bujqësisë dhe e Financave, janë personazhe që nuk njoh.

Zaloshnja: Ka dhe emra të rinj që një pjesë nuk kanë ndonjë lidhje me partinë.

Minga: Negative në të ardhurat e tatimeve dhe doganave, që po nuk pate aty rezultate, si mund të jesh ministre e financave?

Largimin e Taulant Ballës nga posti i sekretarit të përgjithshëm, dhe mënjanimi nga ministrit, analistët e lexojnë si “krisje” me kryeministrin Rama

Andoni: Besoj që duhet të ketë një krisje të lehtë mes tyre, por dhe se Balla është një figurë që vazhdimisht përflitet

Minga: Goditja më e fortë që është bërë ndaj këtyre lëvizjeve është ndaj Taulant Ballës. Nga numri 2 i Partisë është numri 6-7 apo më poshtë.

Zaloshnja: Gjithë karrierën e tij politike ka qenë drejtues qarku në Elbasan dhe ishte kandidati numër një për të zëvendësuar Gramoz Ruçin.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/09/2021 02:18

    Une vetem tre verejtje kam:1-Fatmir Xhafaj meritonte me shume.2-C'dreqin pati Rama qe ricikloi prape Mirela Kumbaron?! E ndriti min.e kultures dhe tani do te shkelqeje ne postin e ri! 3-Per vendosjen e L.Nikolles si kryetare kuvendi kam dyshime,nuk e di ne ka forcen e Rucit per t'ua mbledhur atyre qe mund te tentojne t'a kthejne sallen dhe seancat ne shfaqje vulgariteti?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?