Theu lejen e posaçme duke dalë nga karantina! Arrestohet i dënuari në Tiranë

29 Prill 2020, 14:00| Përditesimi: 29 Prill 2020, 20:16

  • Share

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 persona, 4 prej tyre janë arrestuar në flagrancë dhe 3 kanë qenë të shpallur në kërkim.

Njëri nga të arrestuarit është Renato Mneri 42 vjeç, i dënuar me burg, i cili kishte përfituar leje për qëndrim të përkohshëm në shtëpi, në bazë të Aktit Normativ për shkak të COVID-it, por është kapur në flagrancë nga polica, jashtë banesës së tij.

Mneri ka qenë i dënuar për plagosje dhe grabitje, ku në vitin 2015 ka plagosur  një person në Kinostudio.

Kurse në janar të këtij viti është ekstraduar nga Hungaria.

42- vjeçari gjithashtu është konfliktuar me shokun e tij, ku i ka vjedhur varësen në qafë dhe e ka plagosur.

Një tjetër është arrestuar pasi  ka thyer me sende të forta xhamat e një objekti në Rrugën e Elbasanit dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të shmangur shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit. I arrestuari është A. M. Allias A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë që një 33-vjeçar është arrestuar, pasi në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte punonjëset e një kompanie, duke u shkaktuar frikë dhe ankth. Mes personave të tjerë të arrestuar janë edhe një 20-vjeçar me inicialet A.B. pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l ndërkohë që kishte thyer edhe urdhrin, pasi lëvizte pa autorizim.

Gjithashtu janë kapur; E. H., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Shkatërrim prone", “Vetëgjyqësi” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer  në bashkëpunim; A. D., 25 vjeç dhe R. S., 20 vjeçe, të shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Selenicë: 29/04/2020 20:03

    Labë eshte ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?