Qeveria e Kosovës: Qytetarëve të Shqipërisë dhe Luginës nuk do t’u kërkohet testi për Covid19

29 Korrik 2020, 11:38| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 11:43

  • Share

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se qytetarëve të Shqipërisë dhe të Luginës së Preshevës nuk do t’u kërkohet testi për Covid19 gjatë hyrjes për në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zemaj ka lajmëruar mbi takimin me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin folën në lidhje me lehtësimin e procedurave të qytetarëve që kalojnë kufirin, bazuar në parimin e reciprocitetit.

"Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk i kërkohet testi për COVID-19.

Vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit, si rrjedhojë nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.

Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve",- tha ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj.

Komento

Komente

  • Erik: 29/07/2020 13:09

    Vendim i duhur edhe pse mund te ndikoje ne shtimin e numrit te te infektuarve ne te dy anet e kufirit.

    Përgjigju
  • Arbëri: 29/07/2020 12:48

    Ju lutem mos e quani “qeveri e Kosovës” por ta quani qeveri Serbe, sepse edhe është ashtu ...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?