Qeveria e Kosovës investon në Zapod të Kukësit, 2.3 mln euro për rrugën ndërkufitare Kërstec-Zapod

13 Mars, 14:36| Përditesimi: 13 Mars, 16:31

  • Share

Të izoluar prej vitesh, për shkak të dëmtimit të infrastrukturës, fshatrat kufitare të njësisë vendore Zapod në Kukësit do te lidhen me rruge të re me komunën e Dragashit në Kosovë.  Qeveria e Kosovës nisi punën për ndërtimin e aksit Kërstec-Pakishtë-Zapod me gjatësi 6,3 km.

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit dhe Infrastrukturës së Kosovës ne nisje te punimeve tha se ky investim është shume i rëndësishëm për zonat ndërkufitare te Shqipërisë me Kosovën.

“Në bazë të marrëveshjes mes dy qeverive që kemi firmosur më herët po fillojmë këtë projekt të rëndësishëm për banorët e këtyre zonave që historikisht kanë pasur komunikim me Kosovën. Historikisht qendër për Zapodin ka qenë Dragashi”, tha ministri Aliu.

Banorët e këtyre fshatrave e kane cilësuar jetike zgjerimin dhe asfaltimin e kësaj rruge.

“Kjo rrugë na sjell të ardhura se ne lidhjet i kemi këtej (nga Kosova), për biznes për treg, për gjithçka”, thanë banorët.

Investimi i qeverisë së Kosovës për të lidhur Zapodin me Dragashin kap vlerën e 2.3 milionë eurove.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pena: 13/03/2024 16:35

    Ashtu sic nenstacioni elektrike Zhur Prizren furnizohet me energji elektrike nga nenstacioni I Kukesit 110 kV.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?