Foto ilustruese

Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen për blerjen e vaksinës anti-Covid, zbulohet shuma! Një person do marrë dy doza

22 Tetor 2020, 11:55| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 19:10

  • Share

TIRANË- Qeveria depozitin Pr.ligjin për blerjen e vaksinës anti-COVID. 1 mln e 140 mijë vaksina anti-COVID do të blihen për 3.9 mln $.  Kjo vjen si rezultat i marrëveshjes që ka bërë Shqipëria me kompaninë 'Covax' për vaksinën anti-COVID. 

Sipas projektligjit për blerjen e vaksinës anti-covid që u depozitua sot në kuvend, vaksina e Covax do të jetë e aksesueshme për 20 përqind të popullsisë, ku një person do të marrë dy doza. 

156 vende të botës i janë bashkuar skemës globale COVAX,  mes tyre edhe Shqipëria, e cila synon shpërndarjen e ndershme të vaksinës kundër Covid-19. Bëhet fjalë për një aleancë që udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Synimi i COVAX është që në fund të vitit 2021 të shpërndajë 2 miliardë doza vaksinash në të gjithë botën, duke u dhënë prioritet punonjësve të shëndetësisë dhe më pas kategorive të qytetarëve të rrezikuar në çdo vend pjesëmarrës, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 22/10/2020 12:05

    po ca mbyllje thoni o popull injorant po ku kemi ne me fuqi te perballojme nje mbyllje apo mendoni se do ju japi 400 milekshin qeveria prap? Nqs heren e kaluar ju dha 400 milek per 3 muaj ksaj rradhe 400 per 1 vit do merrni o rob pa tru komunistat e m*utit qe na sollet ktu ku jemi sot e ksaj dite se jeni musu trrini mbyll me baben enver nuk dinit as emrat e shteteve fqinje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?