Qytetarë duke e ecur në rrugët e Londrës me maska

Qeveria britanike bën deklaratën ambicioze: Të gjithë të rriturit do të marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID deri në fund të korrikut

22 Shkurt 2021, 08:50| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 08:53

  • Share

BRITANI E MADHE- Qeveria britanike ditën e djeshme bëri deklaratën ambicioze dhe optimiste, se të gjithë të rriturit në vend do të marrin dozën e parë të vaksinën kundër COVID-19 deri në fund të korrikut.

Objektivi i mëparshëm i qeverisë ishte që të gjithë të rriturit të merrnin dozën e parë të vaksinës deri në shtator, kjo tregon se kryeministri Johnson ka rritur ambicien për sa i përket stabilizimit të gjendjes epidemiologjike në vend.

Ndërkohë për sa i përket personave mbi 50 vjeç si dhe personave që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, qeveria premtoi se ato do të marrin dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusin deri më 15 prill.

Prodhuesit e dy vaksinave kryesore që po përdoren në Britaninë e Madhe, Pfizer dhe AstraZeneca kanë hasur vështirësi në prodhim dhe si pasojë është ngadalësuar procesi i vaksinimit në shumë vend, kryesisht në Evropë. Megjithatë sekretari i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se gjithçka është nën kontroll dhe se Britania është furnizuar siç duhet për procesin e vaksinimit në vazhdim.

Numri total i infektimeve si pasojë e COVID-19 ka shkuar 4,115,509, ndërkohë ai i viktimave është 120,580 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura në botë për sa i përket pandemisë, dhe pavarësisht se vaksinimi nisi relativisht herët si dhe masat anti-COVID janë mjaft të rrepta edhe për shkak të variantit britanik, i cili është shfaqur se fundmi, situata epidemiologjike në vend ende nuk është stabilizuar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?