Zef Mazi

Qeveria 'blindon' kryenegociatorin me BE-në, Zef Mazin, nën dispozicion dy truproja

22 Korrik 2020, 19:09| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 19:42

  • Share

Qeveria vendosi që kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi të ruhet dhe mbrohet nga Garda e Shqipërisë. Sipas vendimit të qeverisë, në dispozicion të tij do të jenë 2 truproja.

VENDIMI

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.591, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE TË TJERA TË LARTA SHTETËRORE TË VENDIT, QË DO TË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas shkronjës “e”, të pikës 1, të vendimit nr.591, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, shtohet shkronja “ë”, me këtë përmbajtje:

“ë) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me truprojë–shofer, gjithsej 2 nënoficerë.”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri Edi Rama.

Zef Mazi u zgjodh si kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për anëtarësimin në BE më 9 maj. Ai kërkoi nga të gjitha palët e spektrit politik mbështetje për çështjen e procesit të negociatave, duke i konsideruar si më të rëndësishmet për Shqipërinë në 70 vitet e fundit.

Komento

Komente

  • Pelioni: 22/07/2020 23:47

    Edhe Remzi Hoxha donte BE,dhe demokracinë në shqipëri e kosovë dhe maqedoni por plaku mere si komunist 24 Karatsh për të përmbushur interesat ruso - serbe jo vetëm e zhduku por e la dhe pa varrv

    Përgjigju
  • Populli: 22/07/2020 20:45

    Per cfar i don ky, nga kush rrezikohet,?? te gjithe shsipetret e duan BE.

    Përgjigju
    • Populli: 23/07/2020 05:52

      Rezikohet nga persona si puna jote qe nuk dine akoma te shkruajne......

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?