Qeveria angleze jep ‘ok’, Premier League mund të nisë me 1 qershor

11 Maj 2020, 16:51| Përditesimi: 11 Maj 2020, 16:53

  • Share

Premier League mund të nisë që nga 1 qershori. Më në fund nga qeveria e Anglisë është dhënë konfirmimi se topi mund të nisë të rrotullohet sërish, që pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit edhe pse me stadiume me dyer të mbyllura.

Këtë mëngjes, Boris Xhonson dhe qeveria e tij kanë prezantuar planin për rifillimin e normalitetit në Britaninë e Madhe pas karantinimit dhe kanë dhënë “ok” për fillimin e sportit profesionist.

Sporti do t’i duhet të ndjekë protokollet e parashikuar në programin prej 60 faqesh të prezantuar këtë mëngjes nëse kërkon që të rifillojë aktivitetet. Ky është një lajm i mirë për Football Associaton, që po mendon të rinisë kampionatin në datën 12 qershor.

Në vijim pritet të merret edhe vendimi zyrtare nga ana e federatës, por gjasat shumë të mëdha janë që me datën 1 Premier League ta nisë aty ku e kishte lënë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?