Majidreza Rahnavard

Qeveria amerikane dënon ekzekutimin publik në Iranit, zëdhënësi i departamentit të shtetit: Regjimi islamik trembet nga populli

13 Dhjetor 2022, 17:08| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 17:14

  • Share

Qeveria amerikane ka dënuar ekzekutimin e dytë të bërë nga regjimi iranaian.

Protestuesit janë dënuar dhe dhunuar tre muajt e fundit nga regjimi iranian dhe sipas qeverisë amerikane, regjimi iranian se regjimi i Republikës Islamike ka frikë nga populli i vet. Regjimi i Iranit ekzekutoi për të dytën herë radhazi një 23-vjeçar në publik, madje pa lajmëruar as familjarët për vrasjen e tij. Ata u lajmëruar pas vrasjes.

“Këto dënime drakoniane dhe tani ekzekutimi publik (i një protestuesi) synojnë të frikësojnë popullin e Iranit. Ata synojnë të mbyllin gojën e opozitës dhe thjesht të tregojnë shkallën në të cilën udhëheqja iraniane i frikësohet popullit të vet,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Majidreza Rahnavard, 23 vjeç, u dënua me vdekje pasi theri me thikë dy anëtarë të forcave të sigurisë dhe plagosi katër persona të tjerë, sipas Mizan online, një agjenci lajmesh e lidhur me gjyqësorin iranian. Ai u var publikisht në Mashhad, në verilindje të Iranit. Ishte ekzekutimi i dytë i lidhur me lëvizjen protestuese të shkaktuar nga vdekja më 16 shtator e të resë Mahsha Amini në duart e policisë, por i pari që u bë në publik, pas varjes më 8 dhjetor të Mohsen Sakarit, gjithashtu 23 vjeç, i dënuar për sulm dhe plagosje të një paraushtaraku.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i konsideron kushtet e ekzekutimit të Majidreza Rahnavard “veçanërisht të ashpra” dhe u bën thirrje autoriteteve iraniane të ndalojnë zbatimin e dënimit me vdekje, tha zëdhënësi i tij gjatë një konference për shtyp. Ekzekutimet kanë shkaktuar një protestë ndërkombëtare.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?