'Qetësohet' situata e gripit/ Pediatrja: Fluksi në rënie krahasuar me muajin janar (VIDEO)

19 Shkurt 2020, 16:34| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 16:47

  • Share

TIRANE- Gjatë javës së fundit është ulur umri i rasteve me grip në të gjithë vendin. E njëjta gjë konfirmohet dhe nga mjekët pediatër të cilët thonë se fluksi në qendrat shëndetësore ka rënë dhe nuk është më i njëjtë me atë numër fëmijësh që paraqiteshin gjatë janarit për të marrë ndihmë mjekësore.

Pediatrja Anila Sevdari thotë për Report TV se ka rënie të fluksit nëpër qendrat shëndetësore krahasuar me muajin janar, ku tashmë ka rreth 30 vizita në ditë.

“Ka pasur një rënie të fluksi, ka qenë shumë më shumë disa javë përpara por këto ditë ka akoma vizita por fluksi ka rënë. Janë po të njëjta shenja, simptoma me rrufë më hundë me kollë me temperaturë disa ditore dhe shumë të lartë. Po të krahasojmë muajt, janarin me shkurtin kemi një ndryshim sepse në janar është bërë një fluks për secilin mjek mbi 700-800 vizita, në shërbim ambulator. Ndërsa në shkurt jemi shumë më pak në krahasim me janarin, mesatarisht në ditë mund të vizitohen 30 fëmijë në një mjek”-u shpreh pediatrja.

1582126626_doktorresha.jpg

Pediatrja Anila Sevdari

Pavarësisht uljes së numrit të rasteve me grip, numri i infeksioneve respiratore është 7% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 Mjekja tregon se vitaminat i ndihmojnë fëmijët me sistemin imunitar.

“Higjena dhe këshillat do jenë gjithë kohën, pra higjena e duarve, ushqimet e shëndetshme, do jenë vitaminet që ne gjithmonë i këshillojmë prindërit që ti ushqejnë shëndetshëm fëmijët që të kenë një imunitet sa më të lartë që virozat ti kalojnë me imunitetin e tyre, vitamina c, vitamina d, suplementet e tjera që janë të nevojshme. Ka pasur raste që disa fëmijët për shkak të imunitetit të rënë apo për shkak të ditëve të zgjatura të temperaturës mund të kenë shfaqur ndonjë dermatit”-tha Anila Sevdari

Ndonëse mund të kemi një qetësim të situatës së gripit  në vendin tonë me rënien e rasteve me infeksione respiratore, mjekja pediatre këshillon që prindërit ti evitojnë vendet e mbipopulluara sic janë qendrat tregtare.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Giana: 19/02/2020 19:42

    Futja kot, nëpër shkolla po përgjysmohen klasat nga gripi.Epidemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?