Qeshqek, receta e shijshme e traditës me pulë dhe grurë nga zonja Albana

5 Shtator 2023, 12:52| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 12:56

  • Share

Qeshqek me pulë

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 2 fç grurë
  • 1 litër ujë
  • Gjalpë
  • Kripë
  • Fruta të thata

Përgatitja:

Pastrojmë pulën me ujë të rrjedhshëm. E vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë dhe e lëmë të ziejë. Më pas e vendosim në furrë duke e lyer me gjalpë.

Ziejmë grurin në ujë të bollshëm me kripë derisa kokrra e grurit të shpërthejë. E thajmë më pas me një pecetë. Në një mikser vendosim grurin për ta bluar paksa ose mund ta shtypim pak me lugë druri. E përziejmë mirë derisa gruri me pak lëng të trashet. Shtojmë fruta të thata sipas dëshirës dhe gjalpë të freskët. Sipër vendosim pulën e pjekur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?