‘Qershi dhe dashuri’, festa e cila promovon produktet e zonës së Godoleshit në Elbasan

22 Qershor 2023, 19:06| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 08:29

  • Share

Për të pestin vit me radhë në zonën kodrinore të Godoleshit në Elbasan u kremtua festa lokale  “Qershi dhe Dashuri”.

Një festë e cila synon të promovojë resurset dhe produktet bio të zonës. Vendasit ekspozuan për “miqtë” tezgat të mbushura plot me qershi, vaj ulliri, reçel, komposto , turshi ndërsa organizatorët ishin kujdesur të ekspozonin edhe veshjet tradicionale të zonës si një mënyrë për të plotësuar dekorin festiv. Këtë vit pemët e qershisë nuk kane pasur prodhimin aq sa duhet.

Festa “Qershi dhe Dashuri ” është kremtuar me iniciativën  e vetë komunitetit të zonës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?