Qepë të mbushura nga zonja Albana

20 Shkurt, 11:17| Përditesimi: 20 Shkurt, 11:19

  • Share

Qepë të mbushura

Përbërësit:

  • 12 qepë të mëdha
  • 1 gotë vaj
  • 2 domate
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • 1/2 lëng mishi
  • Pak tul buke
  • Pak mbetje mishi të grira hollë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë qepët dhe i përvëlojmë për 20 minuta në ujë të vluar me kripë. Më pas u heqim pjesët e brendshme me kujdes dhe përgatisim mbushjen. Vendosim në zjarr një tenxhere me gjysmën e sasisë së vajit dhe skuqim pjesët e brendshme të qepëve të prera hollë. Shtojmë domatet pa cipë dhe fara të prera në feta të holla, tulin e bukës të zbutur në ujë dhe të shtrydhur mirë, mbetjet e mishit të prera hollë, hudhrën, kripën dhe piperin. Me këtë masë mbushim qepët, i vendosim në tavë, hedhim vajin e mbetur dhe i vendosim të piqen në furrë në temperaturë të ngadaltë. Kur të fillojnë të skuqen hedhim lëngun e mishit dhe i lëmë të përfundojë pjekja.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?