Qepë të grira me vezë nga zonja Albana

27 Shkurt, 12:40| Përditesimi: 27 Shkurt, 12:41

  • Share

Qepë të grira me vezë

Përbërësit:

  • 1 kg qepë
  • 2 fk vaj ulliri
  • 2 domate / 1 lgj domate
  • 4-5 vezë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Qepët e thata të prera në formë rrethi i kaurdisim në zjarr të ngadalshëm mbuluar me kapak derisa të zbuten. Pastaj hedhim domate ose salcë, kripë, piper të zi, dafinë, ujë dhe i lëmë të ziejnë derisa qepët të zbuten dhe të mbeten me pak lëng. E kalojmë gatimin në një tavë ku hedhim vezët në reshta në largësi 4-5 cm nga njëra-tjetra. I spërkatim vezët me pak kripë e piper dhe e vendosim tavën në furrë të piqet derisa të mpikset e bardha e vezës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?