Bota

Qenushi bardhezi i jep ngjyra pikturës së tij dhe vizaton një luledielli, ‘çmenden’ komentuesit: Uau sa i talentuar, do e blija këtë pikturë

20 Korrik 2021, 16:06| Përditesimi: 20 Korrik 2021, 14:14

  • Share

Kemi parë shpesh kafshë të lezetshme me talente dhe aftësi të veçanta, por a keni parë ndonjëherë një qenush duke vizatuar në luledielli?

Ky është Secret, qenushi bardhezi që i dha ngjyra pikturës së tij, në qendër të së cilës me mjeshtëri krijoi një luledielli.

Videoja e qenushit “artist” po “çmend” rrjetin dhe po mahnit shikuesit të cilët lënë nga komentet më të ndryshme poshtë saj.

“Çfarë talenti”, shkruan një komentuese.

Do e blija këtë pikturë”, shkruan një tjetër.

“Uau ajo është një artiste e talentuar”, shprehet një tjetër.

Ky qenush nuk është një qenush i zakonshëm!

Në profilin e tij në Instagram mund të zbuloni disa prej talenteve të veçanta të qenushit, i cili bën yoga, luan kitare dhe kërcen.  

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?