Qenushi artist

Qenushi artist shet pikturat në ankand, paratë shkojnë për qendrën e shpëtimit të kafshëve në Britani

13 Shkurt 2022, 13:51| Përditesimi: 13 Shkurt 2022, 13:53

  • Share

Pikturat e Bansky, qenushit “artist” janë shitur në ankand, ndërsa të ardhurat janë përdorur për një qendër shpëtimi kafshësh në Bristol të Britanisë së Madhe

Në ankandin online të mbajtur më 7 shkurt 2022, shtatë nga pikturat e qenit të Banksy u shitën dhe u mblodhën pothuajse 498 paund dhe do të shkojnë në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve në Bristol. Oferta më e lartë ishte ajo prej 120 paund, e cila shkoi për një pikturë të titulluar "Panda e mirë".

Qeni përdor hundën dhe putrat e tij për të krijuar vepra arti dhe pikturat e tij imitojnë artin e bërë nga artisti i grafitit Banksy.

Qendra e Shpëtimit të Kafshëve në Bristol, që funksionon për më shumë se 130 vjet, është kujdesur për Banksy që nga gushti i vitit të kaluar. Faqja e internetit e qendrës e shpjegon atë si një "qen i cili është keqkuptuar, por me shumë potencial" dhe "një personalitet që me siguri do t'ju bëjë të qeshni”.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?