Qeni i Joe Biden

Qeni i Biden kafshoi agjentët e Shërbimit Sekret të paktën 24 herë

22 Shkurt, 13:15| Përditesimi: 22 Shkurt, 13:25

  • Share

Qeni i Presidentit Joe Biden ka kafshuar agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan të paktën 24 herë, shkruajnë mediat amerikane. Nga disa dokumente të zbuluara nga të dhënat e Shërbimit Sekret Amerikan tregohet se si ka qeni i biden ka kafshuar agjentët.  

Të paktën 24 herë qeni ka kafshuar agjentët midis tetorit 2022 dhe korrikut 2023, duke përfshirë kafshimin e anëtarëve të Shërbimit Sekret në kyçin e dorës, parakrahut, bërrylit, belit, gjoksit, kofshës dhe shpatullës.

Dokumentet nuk dokumenetojnë domosdoshmërisht të gjitha rastet e kafshimit të qenit të Biden, pasi ato mbulojnë vetëm Shërbimin Sekret dhe jo raste të tjera që mund të kenë ndodhur në Shtëpinë e Bardhë ose stafin në Camp David në Maryland.

Qeni i familjes Biden, Komandanti, u largua nga Shtëpia e Bardhë në tetor të vitit të kaluar, një javë pasi një agjent i Shërbimit Sekret kërkoi trajtim mjekësor për kafshim të rëndë.

Sipas mediave, një kafshim në muajin qershor të vitit që kamë pas në parakrahun e një agjenti, bëri që ai të kishte nevojë për qepje.

Ndërsa në korrik, një  tjetër agjent u kafshua në dorë dhe iu deshën gjashtë qepje. Kafshimi shkaktoi një "plagë të thellë të hapur" dhe agjenti "filloi të humbiste një sasi të konsiderueshme gjaku".

Një agjent i lartë i paidentifikuar, ka këshilluar agjentët që mbrojnë familjen Biden, që t’i japin më shumë hapësirë qenit.

"Kafshimet e fundit të qenit na kanë sfiduar të rregullojmë taktikat tona operacionale kur Komandanti është i pranishëm. Ju lutemi jepni shumë hapësirë (duke qëndruar larg të terrenit nëse është e mundur)," shkroi agjenti.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?