Recep Tayyip Erdogan

Qëndrime të ndryshme ndaj luftës Izrael-Hamas, Erdogan viziton sot Gjermaninë, Scholz: Duhet ta bëjmë të qartë qëndrimin tonë ndaj dy shteteve

17 Nëntor 2023, 08:57| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 08:59

  • Share

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të mbërrijë sot (17 Nëntor) në Berlin në një periudhë të tensionuar për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, dhe mbi të gjitha për arsyen se të dyja shtetet kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me luftën.

Erdogan do të takohet me kancelarin Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier. Kancelari Scholz e kishte ftuar presidentin turk në vizitë në muajin maj, pas rizgjedhjes së tij për president.

Turqia shihet si një partner i vështirë, por thelbësor në Gjermani, shteti në të cilin jetojnë më shumë se 3 milionë njerëz me origjinë turke. Edhe pse tensionet janë rritur gjatë viteve të fundit, Turqia është gjithashtu një  aleat i NATO-s në përpjekjet për të kontrolluar fluksin e refugjatëve dhe emigrantëve në Europë.

Kjo vizitë ka mbetur nën hije pas rritjes së hendekut midis qëndrimeve të dy vendeve sa i përket ngjarjeve pas sulmit të grupit ekstremist palestinez Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor, raportojnë mediat e huaja.

Gjermania është një aleat i vendosur i Izraelit dhe ka kundërshtuar thirrjet për një armëpushim, ndërsa ka bërë thirrje për dërgimin e ndihmave për civilët në Gaza, duke bërë thirrje për “pauza humanitare” dhe duke kërkuar të mbajë kanale të hapura komunikimi me vendet e tjera në rajon për të parandaluar përhapjen e konfliktit.

Erdogan ka mbajtur një qëndrim gjithnjë e më të ashpër kundër Izraelit. Të mërkurën, ai e quajti atë një “shtet terrorist” që synon të shkatërrojë Gazën së bashku me të gjithë banorët e saj.

Grupin radikal palestinez të Hamasit ai i përshkroi si “luftëtarë të rezistencës” që përpiqen të mbrojnë tokat dhe njerëzit e tyre. I pyetur në fillim të kësaj jave për komentet e Erdoganit, Scholz nuk e përmendi liderin turk me emër, por tha se “akuzat që po bëhen kundër Izraelit janë absurde.”

Të mërkurën, Scholz i tha parlamentit se bisedimet e tij me Erdogan do të përfshijnë një diskutim të “pikëpamjeve të ndryshme në këtë çështje, është shumë e rëndësishme që të ketë qartësi dhe që ne të bëjmë qëndrimin tonë shumë të qartë".

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?