Politikë

Qendrat e votimit do të monitorohen nga kamera, Celibashi: Garanci e shtuar në parandalimin e paligjshmërive (VIDEO)

15 Prill 2021, 14:18| Përditesimi: 15 Prill 2021, 14:32

  • Share

Qendrat e votimit në zgjedhjet parlamentare më 25 prill, do të monitorohen nga kamera.

Lajmin e ka publikuar kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili përmes rrjetit të tij social Twitter ka publikuar një video, ku shfaqen kamerat e sigurisë.

Celibashi shkuan se kjo është një garanci e shtuar në parandalimin e paligjshmërive, si fotografimi i votës, votimi familjar, votimi më shumë së nje herë dhe do të instalohen në 5.199 qendrat votimit në vend.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?