Qendra shëndetësore Paskuqan 2, me lagështi, suva të rënë e dysheme të dëmtuar! Qytetarët: Kushte të rënda! 60 objekte në rikonstruksion

23 Prill 2023, 18:32| Përditesimi: 23 Prill 2023, 18:39

  • Share

Qendrat shëndetësore në vend nuk ofrojnë gjithmonë kushtet dhe standardet e duhura për qytetarët. Sot ndodhemi në qendrën shëndetësore Paskuqan 2 për të treguar kushtet. Që në ambientet e jashtme, duket qartë prezenca e lagështirës në fasadë. Situata në brendësi të kësaj qendre shëndetësore është edhe më e keqe. Suvatë janë të dëmtuara, e po ashtu edhe dyshemeja.

Në godinën dykatëshe janë 2 tualete, njëra prej të cilave ka nevojë për zëvendësim total të pajisjeve hidrosanitare dhe aksesorëve përkatës. Nga ana tjetër, në disa ambiente të qendrës shëndetësore “Paskuqan 2” mungon edhe sistemi i ngrohjes dhe kondicionimit. Qytetarët tregojnë se me stafet mjekësore që shërbejnë në këtë qendër janë të kënaqur, por jo me kushtet e saj.

“S’jam e kënaqur për kushtet jashtë fare. As brenda nuk ka rregull, por megjithatë infermierët dhe mjekët janë shumë të mirë. Kushtet shumë keq, jo mirë. Zgjidhja është ta rregullojnë, të jetë e pastër. Të kesh lezet kur të futesh brenda.”

“Jo, nuk jemi të kënaqur.”

“ Probleme të zgjidhshme, por përsa i përket stafit dhe personave të cilët shërbejnë jemi shumë të kënaqur , sinqerisht ka ndryshuar 100% , ndërsa kushtet janë gjëra që qeveria duhet t ‘i rregulloj.”

Qendra shëndetësore Paskuqan 2 është vetëm një nga 60 qendrat shëndetësore në disa qarqe të vendit që do t’i nënshtrohen rikonstruksionit. Fondi me vlerën 282 milionë lekë do të ndahet në 4 lote për qarqet Tiranë e Durrës, Berat, Korçë dhe Elbasan, Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier. Loti i parë i këtij tenderi përfshin qarqet Tiranë dhe Durrës në të cilin do të rikonstruktohen 17 objekte, 6 qendrave në Tiranë, 3 në Kavajë, 4 në qytetin e Durrësit dhe po aq edhe në Krujë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dashi: 23/04/2023 20:35

    Firma qe beri punimet shkel e shko mori leket dhe nuk i hyri nje gjemb ne kembe prandaj deri sa nuk penalizohen keto rezultate do kemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?