Qëndismat/ Elida Vocaj, mirditorja që thur ‘art’ me gjilpërë! Artizanja: Nëna dhe gjyshja më mësuan të qëndis kur isha 6 vjeçe

13 Janar, 17:20| Përditesimi: 13 Janar, 17:27

  • Share

“E kam mësuar nga mami dhe gjyshja që 6 vjeçe”

Elida Vocaj mësoi të qëndisë me gjilpërë që kur ishte 6-vjeçe, ndërsa sot është një artizane e përkushtuar që punon me pasion dhe synon që zanatin ta trashëgojë tek fëmijët e saj.

Gruaja mirditore rrëfen për Report TV se i përkushtohet afro 10 orë në ditë punimeve të dorës, të cilat jo vetëm i ekspozon nëpër panaire por edhe i shet tek të njohurit dhe klientët online.

“Ideja lindi nga kjo certifikatë e tim biri më pas hapa një faqe në Instagram e kam quajtur “thurje kujtimesh. Teknika është kjo: E skicoj në fletë, pastaj numrin e fijeve punoj me 5 gjipëra deri tek përfundimi. Klientët e mi janë mirditore dhe shkodranë. Per punimet me dore kerkesat jane goxha te larta. Jam e papunë, vetem me këto punime merrem dhe i shes online”- tha Elida.

Me perin e gjilpëres realizon punime të ndryshme artistike.  Ajo është shembulli më pozitiv i ruajtjes së traditës dhe përçimit ndër breza të punimeve artistike.

“Kam vajzën 3 vjeçe dhe kam dëshirë t’ia mësoj, edhe djali më thotë dua ta mësoj, edhe goca e motrës më thotë teze dua të bëhem si ti teze”- rrëfeu ajo.

Pas çdo punimi të realizuar me dorë qëndron arti e mjeshtëria. Punimet artizanale vlerësohen si një pasuri e çmuar për kulturën dhe identitetin e Mirditës. Vitet e fundit kjo traditë është rikthyer në brezat e rinj që po mundohen ta ruajnë atë, ku ndërthuren motivet e së shkuarës me të renë.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 14/01/2024 02:13

    bravo te qofte..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?