Foto nga Belshi

Qendër e veçantë turistike tek Liqeni i Marinës në Belsh (FOTO)

23 Janar 2023, 10:24| Përditesimi: 23 Janar 2023, 10:30

  • Share

Një qendër e veçantë turistike është ngritur pranë liqenit të Marinës në Belsh.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qendra e ideuar, ndërtuar e administruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Rama shkroi se, Belshi, një bashki e vogël, falë vëmendjes së madhe të qeverisë është kthyer në një destinacion turistik me atraksione që shtohen si ky i liqenit të Marinës. Pika e agroturizmit të Marinës ndodhet në mes të liqeneve të Dumresë.

‘Mirëmëngjes dhe me këto pamje të një qendre krejt të veçantë turistike, ideuar, ndërtuar e administruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pranë liqenit të Marinës në Belsh, një bashki e vogël që falë vëmendjes së madhe të qeverisë është kthyer në një destinacion turistik me atraksione që shtohen hap pas hapi, siç është edhe ky i liqenit të Marinës, ju uroj një javë të mbarë.’- shkruan Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/01/2023 23:52

    Vertet duken te vecanta,duken si cadra te arixhinjve ne kohen e Xhaxhit,por me te sofistikuara.Po banjot ku jane,apo ne natyre?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?