Pamje nga vendi i ngjarjes ku u godit efektivi i policisë

Goditën me levë policin ditën e djeshme në Gjirokastër, arrestohen 2 autorët e dyshuar në kërkim dy të tjerët

10 Qershor 2022, 13:57| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 14:05

  • Share

Një 35 vjeçar dhe një 22 vjeçar kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi ditën e djeshme kanë goditur me levë një punonjës të policisë i cili u dërgua menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës dhe më pas u nis drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

G. Zh., 35 vjeç dhe G. R., 22 vjeç, të dy banues në Sarandë do të përballen me akuzën e plagosjes me dashje ndërkohë policia po punon për kapjen e dy autorëve të tjerë të dyshuar.

Gazetari i Report Tv, i cili raportoi nga vendi i ngjarjes ditën e djeshme tha se i pranishëm ishte edhe një koleg i tij efektiv policie, Jaçe Rreçka, i cili ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka ndërhyrë.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar dhe makinën që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme tek vendi i njohur si  "Ura e Lumit" dhe burimet thanë se polici Sokrat Muho është rrahur nga bashkëfshatarët e tij jashtë orarit zyrtar të punës. Vetëm dy ditë më parë efektivi ishte përfshirë në një konflikt me bashkëfshatarët e tij nga Progonati dhe dyshohet se janë përplasur për pronat.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?