Qëlluan me armë zjarri në ajër pas një konflikti me një person, në kërkim dy vëllezërit në Korçë

10 Gusht 2023, 20:38| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 21:41

  • Share

KORÇË- Një konflikt ka ndodhur mes dy vëllezërve dhe një personi tjetër në Korçë, çka ka çuar edhe në përdorimin e armës së zjarrit. Pas një sherri për konflikti për motive të dobëta, një prej vëllezërve ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa dy vëllezërit Dh. D. dhe M. D., sapo kanë konstatuar policinë kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Ata janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?