Foto ilustruese

Kronikë

Qëlluan me armë zjarri dhe terrorizuan banorët, arrestohen dy të rinjtë në Vorë

18 Tetor 2021, 12:05| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 12:06

  • Share

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj në Vorë, pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Arrestimi i tyre është kryer pas denoncimit të qytetarëve se në vendin e quajtur “Kuç-Vorë”, mbi kodrat e fshatit Gjokaj, po qëllohej me armë zjarri në ajër.

Pas lajmërimit, policia ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të dy të rinjve, L. Ç., 23 vjeç dhe A. D., 24 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit të tyre u gjet një armë zjarri automatik, një sasi të vogël lënde narkotike kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.  

Në vijim të veprimeve hetimore, këta shtetas kanë rezultuar edhe autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2021, ku shtetasi B. V. ka kallëzuar se është qëlluar me armë zjarri në ajër dhe për pasojë është dëmtuar automjeti i tij.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?