Foto ilustruese

Qëlluan me armë në ajër pas një sherri, arrestohen dy të rinj në Vlorë! Nën hetim 4 të tjerë

18 Mars 2021, 09:05| Përditesimi: 18 Mars 2021, 09:25

  • Share

2 të rinj janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Të rinjtë e arrestuar janë të moshës 16 vjeç dhe 17 vjeç.

Burime për Report Tv bëjnë më dije se të shtënat kanë ndodhur pas një sherri. Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, V. M. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur E. I., 23 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Pasi ka ndodhur ngjarja i riu me iniciale D. Ll, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën V. M. ka kanosur të riun tjetër. Lidhur me këtë ngjarje po procedohen penalisht 4 persona të tjerë për “Moskallzimi i krimit”.

Njoftimi i policisë:

Kanosi një shtetas duke qëlluar me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari.

Në pranga dhe një 16-vjeçar, pasi fshehu armën e zjarrit.

Proçedohen penalisht 4 shtetas të tjerë për “Moskallzimi i krimit”.

Mbrëmjen e datës 17.03.2021, në fshatin Akërni, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi V. M. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur shtetasin E. I., 23 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë. 
Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Pasi ka ndodhur ngjarja shtetasi D. Ll, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi V. M. ka kanosur shtetasin E. I.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve  V. M, 17 vjeç, banues në fshatin Trevllazër dhe D. Ll., 16 vjeç, banues në fshatin Bishan.

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit Dh.M, J. M, V. Ll, dhe R. B,, pasi ka qenë të pranishëm dhe nuk kanë kallëzuar krimin. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?