Foto ilustruese

Qëlluan me armë drejt makinës së bashkëmoshatarit, në kërkim dy 19-vjeçarë në Skrapar

23 Prill 2023, 14:41| Përditesimi: 23 Prill 2023, 14:54

  • Share

Dy të rijnë janë shpallur në kërkim  pasi gjatë një konflikti me një bashkëmoshatar kanë qëlluar me armë mbi makinën e këtij të fundit dhe janë larguar.

Ngjarja e ndodhur në Çorovodë të Skraparit, dyshohet të jetë nxitur pas një konflikti nga fërkimi midis dy mjeteve që kanë patur adoleshentët.Anxhelo Gërmenji dhe Faredin Çela kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të Igli Dostit, i cili në në momentin e sulmit, ishte jashtë automjetit.

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar, ndërsa dy të rinjtë e shpallur në kërkim janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe kur kanë konstatuar se po ndiqen nga policia janë nisur në drejtim të një zonë të pyllëzuar.

Mësohet se jan shoqëfuar disa të rinj ndërsa uniformat blu po vijojnë kërkimet në zonën përreth, me qëllim kapjen e tyre.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?