Foto ilustrues

Qëllon me armë në drejtim të ish-të dashurës, por plumbat kapin partnerin e saj 31-vjeçar shqiptar në Gjermani! I riu ndërron jetë në spital! Arrestohet autori

11 Janar 2023, 10:55| Përditesimi: 11 Janar 2023, 11:04

  • Share

GJERMANI- Një 31-vjeçar shqiptar i Kosovës ka humbur jetën pasi u qëllua me armë nga ish i dashuri i partneres së tij.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e 7 janarit, para një banese në Freiburg të Gjermanisë, kur autori 29-vjeçar gjerman shkoi në shtëpinë e ish-të dashurës së tij, i cili shoqërohej dhe nga një i afërm.

Kur mbërrit para banesës ku jetonte çifti, 29-vjeçari gjerman ka nxjerrë papritur armën e zjarrit dhe ka shtënë në drejtim të ish-partneres së tij dhe më pas është larguar, por plumbat kapën 31-vjeçarin shqiptar.

Mediat gjermane shkruajnë se  31-vjeçari ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?