Policia ende nuk ka identifikuar autorin që ka qëlluar drejt patrullës së Shqiponjave.
Report Tv mëson se ai është larguar me një automjet targën e të cilit policia tashmë e ka fiksuar dhe po kërkohet.
Ende nuk dihet nëse autori është ndihmuar nga një person tjetër apo është larguar i vetëm me makinë, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.
Ngjarja u regjistrua në lagjen "Kinostudio", në rrugën "Hysen Xhura" në Tiranë.
Lajmi kryesor:
U ndalua nga patrulla e ‘Shqiponjave’ në Tiranë, i armatosuri plagos me dy plumba në bark efektivin që po e kontrollonte! Identifikohet autori (EMRAT)
S.G/ReportTv.al