Foto ilustruese

Qëlloi në ajër, arrestohet efektivi i policisë në Tiranë, i gjenden në banesë dy armë pa leje dhe municion

19 Prill 2022, 18:49| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 15:09

  • Share

TIRANË- Një efektiv policie ka rënë në pranga pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri pa leje.

Operacioni është kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (ish-SHÇBA). Mësohet se efektivit i janë gjetur në shtëpi dy armë pa leje dhe municion luftarak.

Report Tv mëson se efektivi i policisë shërbente në komisariatin nr.1 në Tiranë dhe quhet Taulant Balla.

 “Në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve” si edhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të 47-vjeçarit T.B., punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, u krye ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për kontrollin e banesës së tij. Nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatike dhe një sasi fishekësh.

Efektivi dyshohet se qëllonte me armët e zjarrit në ajër, në kohë të ndryshme. Për të provuar këto dyshime, AMP zhvilloi disa javë hetime. Nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë, për dy vepra penale. AMP shpreh vendosmërinë për të luftuar pa kompromis e goditur paligjshmërinë, në përpjekjen e pandalshme për të ndërtuar një trupë policore profesionale e me integritet të lartë”, ka Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhixhi: 20/04/2022 07:21

    Policet tane. Rrugecer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?