Qëlloi me thikë ish-të dashurën në Vjenë, arrestohet shqiptari

30 Tetor 2023, 10:57| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 11:00

  • Share

Një 39-vjeçare është plagosur rëndë nga një sulm me thikë nga ish i dashuri i saj me origjinë nga Kosova në Vjenë mbrëmjen e së premtes. 

Sipas raportimit 39-vjeçari nga Kosova ka pikasur ish-partneren para shtëpisë së saj dhe e ka goditur me thikë. Ata ishin në të njëjtën moshë.

Gruaja ka pësuar prerje të shumta dhe plagë me thikë në shpinë dhe shpatull. Ajo u dërgua në spital për shërbim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton gazeta gjermane.

Në momentin kur një kalimtar i rastësishëm ka parë ngjarjen dhe ka lajmëruar policinë, i dyshuari e ka lëshuar gruan dhe ka ikur. Zyrtarët e njësisë speciale Wega arrestuan 39-vjeçarin pranë vendit të krimit.

Autori i plagosjen ka refuzuar të dëshmojë, ndërsa autoritetet austriake po punojnë për hetimin e plotë të ngjarjes.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?