Foto ilustruese

Qëlloi me shpullë nënën e nxënësit pasi i kërkoi të mos i dhunonte djalin, vihet nën hetim mësuesja në Fier

23 Shtator 2023, 14:49| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 14:50

  • Share

Një mësuese në Fier është vënë nën hetim nga policia, pasi ka qëlluar me shpullë nënën e një nxënësi të klasës së tretë. Videoja është publikuar në rrjetet sociale, pas së cilës ka ardhur reagimi i policisë.

Pas publikimit të pamjeve filmike, ku duket një mësuese që qëllon nënën e një nxënësi të saj, Policia Fier ka marrë masa dhe ka referuar materialet në Prokurori për  mësuesen më inicilae V. C.

Vepra penale që rëndon mbi 48-vjeçaren, me detyrë mësuese e një shkolle 9-vjeçare është "Dëmtime të tjera me dashje".

Në videon e publikuar, duket momenti kur, 48-vjeçarja gjuan me pëllëmbë nënë e një nxënësi, e cila kishte shkuar t’i kërkonte mësimdhënëses që të mos dhunonte më djalin e saj,

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?