Armët e sekuestruara

Qëlloi me automatik në ajër, kapet autori 17-vjeçar në Gjirokastër, i gjendet dhe një armë tjetër në banesë

16 Qershor 2022, 14:04| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 14:16

  • Share

GJIROKASTËR- Një 17-vjeçar me iniciale P.Dh., nga fshati Gjat ra në prangat e policisë pasi gjatë mbrëmjes së djeshme ka qëlluar në ajër me një armë zjarri të llojit automatik.

Policia e arrestoi brenda pak orësh 17-vjeçarin, pas njoftimit të marrë se në fshatin Gjat, Lunxhëri ishin dëgjuar të shtëna.

Pasi ka qëlluar, 17-vjeçari ka fshehur armën e zjarrit dhe është larguar.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit, me të cilën dyshohet  se i riu ka qëlluar në ajër, si dhe dy krehra.

Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një armë sportive, pa leje.

17-vjeçari akuzohet për veprat penale:“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?