Arma e gjahut, fishekët dhe 2 ndezës granate të sekuetruara

Qëlloi më armë zjarri në ajër, në pranga 62-vjeçari në Poliçan

4 Korrik 2022, 09:24| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 09:28

  • Share

Një 62-vjeçar me iniciale H.D., nga fshati Paraspuar i Poliçanit  ka rënë në prangat e policisë pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Kanë qenë banorët e fshatit ata që kanë lajmëruar policinë pasi kishin dëgjuar të shtëna, më pas efektivët e policisë kanë shkuar në zonë ku më pas u bë  mundur dhe arrestimi i 62-vjeçarit.

62-vjeçari banori i fshatit Paraspuar i Poliçan akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve".

Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu pa leje, një sasi fishekësh dhe 2 ndezës granate.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?