Armët e sekuestruara

Qëlloi me armë zjarri në ajër dhe kërcënoi 58-vjeçaren në Vlorë, shpallet në kërkim autori

25 Korrik 2022, 09:36| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 09:39

  • Share

VLORË- Një  40-vjeçar është shpallur në kërkim pasi për motive të dobëta ka kanosur me armë  një 58-vjeçare me iniciale A.D.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, pranë tunelit, në zonën e quajtur "Uji i Ftohtë",40-vjeçari me iniciale E.L. qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta 58-vjeçaren.

Gjatë vëzhgimeve të vendit të ngjarjes, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe një gëzhojë.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?