Pamje prane vendit te ngjarjes

Qëlloi me armë zjarri drejt 25 vjeçarit Eduart Pica, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori! Sekuestrohet makina me të cilën ka lëvizur

6 Janar 2021, 10:01| Përditesimi: 6 Janar 2021, 10:03

  • Share

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori që ka qëlluar me armë drejt 25 vjeçarit Eduart Pica teksa ky i fundit po shkonte me makinë në shtëpi.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe mjetin tip "Benz", me të cilin ka lëvizur autori.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit që drejtohej nga shtetasi E. P.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe mjetin tip "Benz", me të cilin ka lëvizur autori.

Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen "Nënë Tereza", Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E. P.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, veprime të mëtejshme.

 


Lajmi kryesor:

Qëllohet me armë 25 vjeçari në Lezhë që u përfshi në aksident me 2 viktima 3 vite më parë! I riu: U zumë në kalçeto! Në kërkim autori! (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?